Komisioni për sëmundje ngjitëse nesër vendos për kufijtë

Hapja e kufijve në vendet fqinje mund ta përshpejtojë vendimin e autoriteteve në vend për hapjen e kufijve. Edhe pse më herët ishte njoftuar se hapja e kufijve mund të pritet pas 15 qershorit, jozyrtarisht njoftohet se kjo datë mund të zhvendoset për në fillim të muajit të ardhshëm. Vendimin do të marrë nesër Komisioni për sëmundje infektive. Në seancën e njëjtë, pritet të miratohet protokolli që qytetarët do të duhet të ndjekin në mënyrë që të jenë në gjendje të dalin ose të hyjnë në vend, shkruan Alsat M.

Komisioni për sëmundje infektive nesër do të diskutojë për datën kur do të hapen kufijtë. Mendimi fillestar i Komisionit ishte që kufijtë të hapen më 15 qershor, por duke pasur parasysh që vendet tona fqinje tashmë kanë marrë vendim për hapjen e kufijve, është e mundur që të kemi hapje më të shpejtë të tyre – deklaroi Armend Arsllani, zëvendës ministër i shëndetësisë.

Serbia tashmë ka miratuar protokollin dhe ka hapur kufijtë për shtetasit e huaj. Të gjithë ata që duan të udhëtojnë në këtë vend, do të duhet të ketë test negativ të korona virusit, jo më i vjetër se 72 orë, dhe vërtetim të lëshuar nga komisioni i përbërë nga disa ministri. Shqipëria vendosi gjithashtu më 1 qershor të lejojë hyrje të qytetarëve të Maqedonisë, Kosovës dhe Malit të Zi. Në Greqi do të mund të udhëtohet nga 15 qershori, pa test të koronës, por me kusht që nëpër vetura të ketë vetëm dy pasagjerë. Kosova dhe Mali i Zi nuk kanë ende vendim konkret. Dy ditë më parë, qeveria e Maqedonisë mori vendim për shfuqizimin e karantinës shtetërore. Të gjithë qytetarët e Maqedonisë, por edhe të huaj që do të kenë test negativ të Kovid 19, do të hyjnë në izolimin shtëpiak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button