Kushtetuesja e Serbisë shqyrton marrëveshjet me Kosovën

Gjykata Kushtetuese e Serbisë do të shqyrtojë çështjen në lidhje me kushtetutshmërinë e marrëveshjeve të arritura me Prishtinën, njoftojnë mediat serbe. Bëhet fjalë për urdhëresat e Qeverisë për kontrollin e vendkalimeve kufitare, për librat amzë, mbi njohjen e diplomave të shkollave të mesme dhe atyre universitare të Kosovës.

Vlerësimin e ka kërkuar Partia Demokratike e Serbisë, derisa kryetari i saj, Vojislav Kostunica, ka kërkuar nga Gjykata që sa më parë të sqarojë marrëveshjet.

Siç transmeton Rel, nga Gjykata Kushtetuese është thënë se për këto pyetje është kërkuar përgjigje nga qeveria e Serbisë para një muaji e gjysmë, por ende mungon një e tillë.

Një ditë më parë, në vendkalimet kufitare në Jarinë dhe në Merdarë ka nisur së zbatuari Marrëveshja për Integrimin e Menaxhuar të Kufirit (IBM) e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button