Sondazh: Qytetarët besojnë se ka korrupsion në nivelin lokal dhe se raportimi është një betejë e humbur

Shumë qytetarë në vend besojnë se korrupsioni është i pranishëm në nivelin lokal, por një përqindje edhe më e lartë besojnë se raportimi i korrupsionit është betejë e humburb para kohe, tregon sondazhi i opinionit publik për perceptimin e qytetarëve për ekzitencë të korrupsionit lokal, të realizuar nga OJQ Infocentar, në suaza  të projektit “Reflektor mbi praktikat antikorrupsion në nivelin lokal”, i mbështetur financiarisht nga USAID, shkruan Meta.mk.

“Korrupsioni në komuna, sipas qytetarëve, është më i përhapuri në punësim, emërimet e drejtorëve, lëshimin e lejeve të ndërtimit, kontrollet inspektuese, përgatitjen e planeve të detajuara urbane, prokurimin publik, subvencionet. Qytetarët deklaruan se të gjitha funksionet dhe pozicionet në nivelin lokal janë njëëloj të ndjeshëm ndaj korrupsionit, por më pas i kanë veçuar inspektorët lokalë, kryetarët e komunave, zyrtarët komunalë dhe drejtorët e institucioneve publike, ndërmarrjeve dhe institucioneve në nivelin lokal, thuhet në studim.

Qytetarët gjithashtu nuk ishin shumë të kënaqur me transparencën dhe llogaridhënien e komunave, përkatësisht besojnë se buxhetet komunale nuk janë shpenzuar për të përmbushur nevojat e tyre, se ata nuk janë të përfshirë aq sa duhet në planifikimin e buxhetit, por edhe se nuk janë informuar sa duhet për shpenzimin e të hollave nga buxhetet komunale.

“Sipas qytetarëve, korrupsioni më i madh është në punësimin në komuna, ndërmarrje dhe institucione publike (66 përqind), emërim të drejtorëve të ndërmarrjeve publike dhe institucioneve të tjera (66 përqind), lëshimi i lejeve të ndërtimit (62 përqind), realizim i inspektimeve (61 përqind), përgatitja e planeve të detajuara urbane (59 përqind), prokurimet publike (59 përqind), subvencionet (59 përqind) dhe mbledhja e taksave (56 përqind). Megjithë perceptimet e qytetarëve për korrupsionin në nivelin lokal, është shqetësuese që madje 66 përqind besojnë se raportimi i korrupsionit mund të shkaktojë probleme për ata që e raportojnë korrupsionin, ndërsa gati 60 përqind mendojnë se raportimi i korrupsionit është betejë e humbur para kohe sepse autoritetet nuk janë efikas në parandalimin dhe sanksionimin e korrupsionit”, thuhet në vazhdim të sondazhit.

Në pyetjen se ku do të raportonin korrupsion, pothuajse një e katërta e të anketuarve (22 përqind) nuk do të raportonin korrupsionin fare, 33 përqind do ta raportonin në polici, 18 përqind në media, 17 përqind në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), 8 përqind tek Avokati i Popullit. 7 përqind në prokurori dhe 4 përqind në ndonjë organizatë të shoqërisë civile.

Nga aspekti i transparencës dhe llogaridhënies së komunave, shumica e të anketuarve nuk ndjehen të përfshirë në planifikimin e parave komunale dhe nuk janë mjaftueshëm të informuar për shpenzimin e fondeve komunale.

“Sa i përket punës së kryetarëve të komunave, 38 përqind e qytetarëve mendojnë se kryetari i komunës së tyre po bën një punë të shkëlqyer, dhe 37 përqind i japin vlerësim negativ. Banorët e rajoneve të Vardarit, Verilindjes dhe Juglindjes kanë dhënë vlerësim më të lartë për kryetarët e tyre, ndërsa banorët e rajoneve të Shkupit, Pelagonisë dhe Pollogut janë më pak të kënaqur. Banorët e zonave rurale janë më të kënaqur me kryetarët e komunave sesa ata në qytete”, thuhet më tej në koomunikatë.

Sondazhi telefonik është realizuar në janar të këtij viti nga agjencia “Indago” në ekzemplar përfaqësues prej 1.102 të anketuarve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button