Kroaci, në 24 orët e fundit nuk është zbuluar rast i ri me koronavirus

Në Republikën e Kroacisë gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë rast i ri i koronavirusit dhe numri i përgjithshëm edhe më tej mbetet 2.244, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Pacientë të rinjë nuk ka. Deri më tani janë testuar gjithsej 62.422 persona, prej të cilëve 940 gjatë 24 orëve të fundit”, bëhet e ditur nga Selia e Mbrojtjes Civile e Kroacisë.

Më tej, theksohet se 78 persona janë në kurim spitalor. Prej tyre gjashtë pacientë janë në respiratorë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 2.035 raste, ndërsa një person ka ndërruar jetë, me çka numri i të vdekurve ka shkuar në 100.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button