Nesër nuk do të ketë mësim në Tetovë

Bora që është duke rënë sot në qytetin e Tetovës bëri që edhe shkollat të punojnë me orarë të shkurtuar, ndërsa gjatë ditës së nesërme të mos mësohet në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme.

Udhëheqësi i sektorit për veprimatri publike Iljaz Halimi në një prononcim telefonik tha se “Sot në 20 përqind të shkollave nuk ka pasur mësim për shkak të borës së rënë, dhe kështu që morëm qëndrim që gjatë ditës së nesërme të mos  mbahet procesi mësimor për shkak të të reshurave, më pas do të shohim se si do të jenë kushtet klimatike dhe do i njoftojmë shkollat për  ditët  në vazhdim. Kjo ditë  do të zëvendësohet në periudhën tjetër”,  tha Halimi. 

Njëkohësisht nga Komuna e Tetovës informojnë se janë duke e pastruar vazhdimisht borën nëpër rrugë.

“Komuna e Tetovës ka vënë në dispozicion gjithë makinerinë e nevojshme për t’u përballur me këtë gjendje të krijuar nga reshjet e mëdha të borës dhe gjatë tërë kohës ka të angazhuar në rrugët e qytetit kamionë dhe bagerë pastrues, ndërkohë që dy kamionë pandërprerë hedhin krip në rrugët e qytetit”, tha Murseli. 

Ai ka bërë të ditur se është formuar Shtabi emergjent me udhëheqës Orhan Qamilin, i cili tha se një ekip i komunës së Tetovës, sapo është kthyer nga fshatrat e malësisë, ku nga afër ka ndjekur situtën e krijuar nga reshjet e borës.

 “Edhe në fshatrat e malësisë, komuna e Tetovës ka angazhuar tre bagerë që pandërprerë bëjnë pastrimin e rrugëve. Me një punë intensive dhe angazhim këmbëngulës edhe rrugët në fshatrat e malësisë janë të kalueshme, por me vështirësi, ndërkohë që makineria e angazhuar do të punojë vazhdimisht në pastrimin e borës” ,tha Qamili duke apeluar te qytetarët të largojnë veturat e tyre të parkuara në rrugë për shkak se e vështirësojnë ndërhyrjen e kamionëve pastrues./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button