Pas dy muajve e gjysmë, nesër hapet Kopshti Zoologjik në Shkup

Nesër për herë të parë do të hapet Kopshti Zoologjik në Shkup me orar prej 09 deri në 18:00. Prej atje informojnë se vizitat do të zhvillohen sipas protokollit të ri, njofton Portalb.mk.

Numri i vizitorëve do të kufizohet, ndërkaq mbajtja e maskës gjatë hyrjes dhe mbajtja e distancës gjatë shëtitjes është e obligueshme.

Kopshti Zoologjik i Shkupit është mbyllur më 11 mars, sipas rekomandimeve të Komisionit të Sëmundjeve Infektive të Ministrisë së Shëndetësisë, me qëllim të parandalimit të virusit korona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button