Shqipëri, vazhdon të rritet numri i të shëruarve nga COVID-19

Në Shqipëri numri i personave të shëruar nga koronavirusi i ri (COVID-19) është rritur gjithsej në 795, pasi janë shëruar edhe 6 persona të tjerë, ndërkohë vazhdojnë të regjistrohen edhe raste të reja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 6 raste pozitive, kryesisht kontakte të rasteve të mëparshme pozitive.

Me konfirmimin e rasteve të fundit, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive është rritur në 1.004, ndërsa aktualisht janë 177 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë.

“Mbështetur në strategjinë e lehtësimit të masave mbi kriteret e rasteve të shtruara në spital, rasteve që kërkojnë trajtim në terapi intensive, rasteve të humbjeve të jetës, situata ka qenë e qëndrueshme, përkundrejt 14 ditëve të vlerësimit të saj. Kurba epidemike në Shqipëri ka qenë e butë dhe e qëndrueshme. Hetimi i thelluar epidemiologjik ka treguar luhatje ditore të rasteve në dy javët e fundit”, thekson ministria.

Në Shqipëri janë kryer deri tani gjithsej 14.659 testime, ndërkohë 32 persona kanë humbur jetën nga COVID-19, që nga fillimi i pandemisë.

Për shkak të COVID-19 në Shqipëri vazhdon gjendja e fatkeqësisë natyrore, ku janë në fuqi disa nga masat, si ndalimi i hyrjeve me vendet fqinje për udhëtarët, pezullimi i transportit urban dhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve në disa qytete.

Prej disa javësh ka filluar zbatimi i strategjisë së rihapjes dhe lehtësimit të masave për qytetarët dhe bizneset.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button