Shqipëria më 1 qershor hap kufijtë edhe me Maqedoninë e Veriut

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale ka njoftuar se më 1 qershor do të hapen kufijtë tokësorë të Shqipërisë me vendet fqinj, transmeton Portalb.mk.

“Duke nisur nga e hëna 1 qershor ne do të hapim kufijtë tokësorë, me fqinjët, për të gjithë shqiptarët qofshin me pasaportë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut apo Malit të Zi ne do të vazhdojmë t’u bëjmë thirrje të gjithëve, pa përjashtim, për kujdes, kujdes, kujdes”, deklaroi Rama.

Ai paralajmëroi se duhet edhe miratimi i vendeve fqinjë. Gjithashtu përkujtoi se deri më 15 qershor Shengeni është i mbyllur.

Por ai paralajmëroi se më 1 qershor nuk do të thotë se do të hapen edhe plazhet.

Ndryshe, Venko Filipçe, Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut gjatë javës ka paralajmëruar se nga mesi i qershorit pritet hapja e kufijve.

“Nga mesi i qershorit pritet hapja e kufijve, kjo është periudhë e duhur kur do të mund të hapeshin kufijtë”, theksoi Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button