Fshatra të bllokuar në Strugë, shkollat nuk punojnë

Dëbora që përfshiu në orët e para të mëngjesit rajonin e Strugës, përveç se bllokoi një sërë rrugësh për qarkullim ,kontribuoi që sot disa shkolla kryesisht në fshatrat e Strugës, të mos vijojnë mësimin fare.

Sipas Xhemi Hajredinit, shef i Sektorit për Arsim dhe Shkencë në Komunën e Strugës, mësimi nuk zhvillua në shkollat e fshatrave Tatesh, Misllodezhdë, Bogovicë,Drajsllajcë,Jabllanicë,Poum ,Borovecë,Radozhdë si dhe në disa fshatra të malësisë së Strugës. 

Sipas Hajredinit, këto shkolla nuk punuan si rezultat i bllokimit të rrugëve, problemit në transportin e nxënësve dhe mësimdhënësve  si dhe mos pasjes së energjisë elektrike në disa fshatra. 

Hajredini, siguron se po merren të gjitha masat që gjatë ditës së nesërme të gjitha këto institucione arsimore të vijojnë normalisht procesin edukativo-arsimor.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button