Merko shpërndan vendime

Pesëmbëdhjet mësimdhënës të disa shkollave fillore të Strugës në mënyrë solemne morën vendimet e tyre të punës nga ana e kryetarit të Komunës së Strugës Ramiz Merko në ambientet e godinës së Komunës.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe drejtorët e shkollave si dhe Xhemi Hajredini shefi i Sektorit për Arsim dhe Kulturë në pushtetin vendor .Kryetari i Komunës së Strugës Ramiz Merko potencoi se ai gjithmonë është angazhuar që të gjithë të punësuarit në arsim të kenë të garantuar vendin e tyre të punës.

Për Merkon vendimet e punës u garantojnë komoditet të punësuarve në arsim që të kontribojnë pa frikë në këtë profesion dhe shmangin presionin se ata janë të përkohshëm në këtë profesion.Gjithashtu, sipas kreut të Komunës së Strugës, edhe për pushtetin vendor rregullimi i statusit të punës të mësimdhënësve është i dobishëm, sepse Komuna do ketë më shumë mundësi tw kërkoj një kualitet dhe performancë më të mirë të tyre gjatë punës .

”Gjatë këtyre ditëve janë shpërndarë mbi 30 vendime pune për mësimdhënësit e tetë shkollave fillore, hap me të cilin deri diku kemi rregulluar statusin e punës të pjesës më të madhe të atyre që punojnë në arsim.Objektivi ynë është që cdo mësimdhënës ta ketë të garantuar vendin e tijë të punës në mënyrë që të kontriboj pa presion në këtë profesion shumë të dobishëm për shoqërinë”,përfundon kryetari i Komunës së Strugës Ramiz Merko.

Ndërkohë është fakt i dijshëm se në Strugë zvogëlimi i bllok dotacioneve po penalizon shkollimin fillor dhe po reflektohet me mos pasjen e parave të mjaftueshme për ngrohjen,transportin apo dhe për investimet e domosdoshme për mirëmbajtjen e godinave shkollore.

Sipas llogaritjeve të bëra, pjesa më e madhe e dotacioneve shkon për mbulimin e rrogave Për pushtetin lokal  mjetet e parashikuara për harxhimet janë të pamjaftueshme dhe mbulojn vetëm pesëdhjet përqind të harxhmeve reale që kanë shkollat gjatë një viti. Afërsishtë rreth 1 milion e 100 mijë euro është  borxhi i akumuluar i disa shkollave fillore dhe atyre të mesme në  Komunën Strugës, për vitet 2009,2010,2011 dhe për këtë pjesë të 2012. Borxh I cili pritet të thellohet deri në fund të vitit, konfirmojnë nga pushteti vendor. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button