Eminemi lajmëron festë online për dëgjimin e albumit “The Marshall Mathers LP”

Eminemi ka lajmëruar se është duke e bërë një festë online për dëgjimin e albumit të tij të tretë “The Marshall Mathers LP” javën që vjen, shkruan Koha.net.

Albumi, i cili përbehet nga këngët e njohura si “The Real Slim Shady”, “Stan” dhe “The Way I Am” është duke festuar 20 vjetorin e publikimit.

Festa e dëgjimit online do të bëhet të mërkurën me 27 maj në Spotify, dhe sipas faqes zyrtare të Eminemit, adhuruesit mund t’i bashkohen bisedës live dhe të dëgjojnë albumin deri sa reperi nga Detroiti do t’i përgjigjet pyetjeve online.

Albumi “The Marshall Mathers LP” shiti 1.78 milionë kopje javën e parë kur u publikua në SHBA, duke e bërë kështu albumin e shitur më së shpejti në të gjitha kohërat në SHBA, por u tejkalua nga albumi “25” i Adele në vitin 2015.

Albumi më i njohur i Eminemit gjer tani është shitur në 35 milionë kopje në tërë botën, shkruan revista NME.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button