Ligue 1 para të tjerëve, kampionati francez i futbollit cakton datën për nisjen e sezonit të ri futbollistik

Ishte kampionati i parë që shpalli mbylljen e sezonit, tani është kampionati i parë që jep datën për nisjen e sezonit të ri, shkruan Euronews Albania.

Ndërkohë që disa nga ligat e tjera të futbollit evropian akoma nuk kanë përcaktuar datën për rifillimin e sezonit aktual, Ligue 1 shpalli datën për nisjen e sezonin e ri.

Kampionati francez i futbollit do të nisë në datën 22 gusht, ndërkohë që liga e dytë franceze një ditë më vonë.

Me sa duket vendimi për mbylljen e sezonit ishte i duhuri, pasi iu ka dhënë mundësi skuadrave dhe federatës franceze që të marrë mirë masat për sezonin e ri.

Ky vendim nuk favorizon vetëm skuadra si PSG dhe Lyon që duhet të impenjohen në ligën e kampioneve dhe mund të hasin vështirësi, pasi kundërshtaret e tyre do jenë në formë më të mirë fizike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button