fbpx

Irani goditet nga një tërmet i fuqishëm

Një tërmet me magnitudë 5,1 të Rihterit ka goditur provincat Kohgiluyeh dhe Boyer Ahmad në perëndim të Iranit, njoftoi Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.

Televizioni shtetëror iranian ende nuk ka informuar lidhur me dëmet apo viktimat e mundshme nga ky tërmet.

Qendra Sizmologjike dhe e Gjeofizikës e Universitetit të Teheranit tha se tërmeti goditi në orën 13:14, sipas kohës lokale, me një thellësi prej dhjetë kilometrash, transmeton REL.

Irani gjendet mbi pllaka tektonike dhe tërmetet janë të zakonshme në këtë shtet.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close