Bora do të ndalet, të enjten temperatura deri më – 19

Ka fundi i ditës pritet të ndalen reshjet intensive të borës që kanë kapluar tërë territorin e Maqedonisë. Nga Enti Hidrometeorologjik për Portalb konfirmuan se nga sonte e deri të premten nuk do të ketë reshje të borës.

“Nuk do të bjerë borë por do të jetë shumë ftohtë, temperaturat në shumë vende do ulen deri në -10 gradë celsius në vende tjera edhe më ftohtë se aq, sidomos në orët e mbrëmjes dhe të mëngjesit, dhe duhet pasur parasysh se maksimumi i temperaturës do të jetë nën 0 gradë që do të thotë se do të ketë ngrirje” tha për Portalb, Kostadinka Arsovska.

Ajo gjithashtu tha se të nesërmen temperaturat priten të jenë nga -13 deri në -5, ndërsa dita më e ftohtë e javës pritet të jetë të enjten ku temperatur? minimale do të jetë rreth – 19 dhe – 8 gradë celsius, por gjatë ditës do ketë momente me diell.

Nga Enti për hidrometeorologji njoftojnë se ngritje të temperaturave dhe reshje të shiut do ketë në vikendin që vijon./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button