Stoltenberg mirëpret shpalljen e armëpushimit në Afganistan

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg mirëpret shpalljen e armëpushimit të ndërsjellë mes talebanëve dhe Qeverisë së Afganistanit me rastin e Fitër Bajramit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një mesazh të postuar nga llogaria e tij në Twitter, Stoltenberg tha se të gjitha palët duhet të vlerësojnë këtë mundësi paqeje.

Ai nënvizoi më tej se NATO vazhdon të ruajë vendosmërinë e saj për sigurinë afatgjate në Afganistan.

– Vendimi për armëpushim

Në një deklaratë nga talebanët u bë e ditur arritja e armëpushimit gjatë Festës së Bajramit në mënyrë që qytetarët të kalojnë një Bajram të lehtë. Militantët në të gjithë vendin nuk do të kryejnë sulme gjatë këtyre 3 ditëve, thuhet deklaratën në të cilën bëhet e ditur se do të jepet përgjigje e nevojshme në rast se ndodh ndonjë sulm nga pala tjetër.

  • Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani tha se e mirëpresin vendimin e talebanëve për armëpushim. Në një deklaratë nga llogaria e tij në rrjetin social, Ghani tha se edhe forcat e sigurisë në të njëjtën mënyrë nuk do të ndërmarrin asnjë operacion kundër talebanëve gjatë Bajramit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button