Iran, rritet në 7.417 numri i viktimave nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Iran janë regjistruar 58 vdekje të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e rritur në 7.417 numrin e vdekjeve në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour në një deklaratë nëpërmjet lidhjes telefonike në televizionin shtetëror iranian tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 58 vdekje dhe 2.180 raste të reja me COVID-19.

Me këtë ka arritur në 7.417 numri i vdekjeve dhe në 135.701 numri i rasteve me COVID-19 në vend, tha Jahanpour, i cili vuri në dukje se 2.615 prej personave të prekur nga virusi janë në gjendje kritike, ndërsa numri i të shëruarve që janë liruar nga spitalet deri më tani ka arritur në 105.801.

Sipas tij, në shumë prej 31 rajoneve numri i vdekjeve dhe rasteve ka filluar të bie. “Në 24 orët e fundit nuk ka patur vdekje nga COVID-19 në 13 rajone”, tha Jahanpour.

Ai tha se ende është zonë me rrezik të lartë rajoni i Khuzestanit që ndodhet në jugperëndim të vendit dhe në të cilin ditëve të fundit janë shënuar rritje në numrin e rasteve.

Jahanpour shtoi se deri më tani në të gjithë vendin janë kryer mbi 800 mijë teste për COVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button