fbpx

Bora bllokon pjesërisht Komunën Studeniçan

Për shkak të rreshjeve të vazhdueshme të dëborës, disa fshatra të cilat gravitojnë në viset e larta të Komunës Studençan kanë mbetur të izoluara, thotë kështu njeriu i parë i kësaj Komune, Fatih Iseni.

‘Maja e zezë, Ellova dhe Svetova, janë fshatra në lartësi mbidetare 1500 metër, dhe janë pikat më kritike të komunës sonë. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për rreshjet e dëborës por është edhe fakti se temperaturat janë shumë të ulta dhe vazhdimisht ka ngrica. Problematike janë edhe Draçevicë dhe Koliçani i epërm, mirëpo këtu mund të lëvizin automjetet e vogla’ tha Iseni për Portalb.

Sa u përket fshatrave të tjerë që janë në vise më të ulëta, gjendja është e mirë, njofton Iseni.

‘Në viset më të ulta gjendja është e mirë, do të thotë vazhdimisht ekipet janë në teren, edhe atë prej pardje në mënyrë të vazhdueshme pastrojnë rrugët dhe ato janë të qarkullueshme’ informoi Iseni./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button