Maqedonia e Veriut në karantinë 42-orëshe

Prej sot në ora 11 në territorin e tërë shtetit filloi karantina 42 orëshe me qëllim pengimin e përhapjes dhe ballafaqimin me pandeminë të Kovid-19. Ndalesa për lëvizje do të zgjatë deri të martën në ora 05:00.

Qeveria në seancë e 56 që u mbajt të premten, vendosi që kjo fundjavë e vazhduar të ketë restriksion të rritur për lëvizjen e qytetarëve, gjegjësisht ora policore të zgjatë prej nesër në ora 11:00 deri në orën 05:00 të ditës së martë, njofton Portalb.mk.

Njëherit, paraprakisht Komisioni për sëmundje infektive deri tek Qeveria ka parashtruar propozim që këtë fundjavë, ora policore të zgjatë nga e shtuna nga ora 19:00 deri të martën në ora 05:00, ndërkohë Bashkësia Fetare Islame nuk e mirëpriti një propozim të tillë, duke u shpreh për kryerjen e namazit të Bajramit të dielën në xhami.

Të enjten, BFI i publikoi dhe rekomandimet për faljen e namazit të Fitër Bajramit.

Ministria e Shëndetësisë në raportin e së shtunës në lidhje me gjendjen e KOVID-19 në vend raportoi se Instituti i Shëndetit Publik  ka regjistruar 20 raste të reja me KOVID-19, 1 pacient ka ndërruar jetë, ndërkaq 24 të tjerë janë shëruar. Me këtë numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me KOVID-19 ka arritur në 1.941,  shëruarve 1.411, të vdekurve 113, ndërkaq për momentin kemi 417 raste aktive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button