Ajri i ndotur, “peshqesh” i makinave!

Periudha e izolimit social, kur shoqëria ndaloi së funksionuari dhe lëvizja e makinave u ndalua, nxorri në pah një të vërtetë, deri atëherë të debatueshme: ndotja nga makinat është dëmtuesi kryesor i cilësisë së ajrit dhe më gjerë.

Ditë pas dite qiejt e qyteteve tona u bënë më të qartë dhe horizonti i shikimit tonë u shtua. E gjithë ndotja e shkaktuar ndër vite u largua në pak kohë.

Shumë prej nesh madje filluan të mendojnë se ndoshta kjo gjendje e re duhej vazhduar; makinat nuk duhen përdorur më; kjo pastërti e ajrit dhe qiellit duhet të jetë standardi i ri sepse ndotja na kushton shumë shtrenjtë.

Tashmë jeta sociale po kthehet në normalitet, por rrjeti mesa duket nuk e ka harruar se një botë më e mirë është e mundur. Këto ditë, në feed-in e shumë prej nesh u shfaqën fotot e shumë prej njerëzve të medias me maska “të mbytura” në tym. Fjodora Fjora, Orinda Huta, Blendi Salaj, Nevina Shtylla, Florian Agalliu dhe shumë të tjerë publikuan fotot e tyre duke përshkruar rëndësinë që ka një mjedis me ajër të pastër, transmeton TCH.

Në pamundësi për të evituar totalisht përdorimin e makinave, ata bëjnë thirrje për të ndryshuar stilin tonë të jetesës që promovon ndotjen. Nga përdorimi I biçikletave deri te zëvendësimi i makinave me ato elektrike, të gjithë mund të kontribuojmë në uljen e ndotjes në qytetet tona.

Fatmirësisht kjo thirrje është ndjerë edhe nga kompanitë e mëdha në vend. Një kompani e cila qëndron në pararojë  të transformimeve ekologjike të operacioneve tregtare është edhe Coca – Cola Bottling Shqipëria. Kjo kompani sapo ka prezantuar një flotë prej 56 makina – 100% elektrike për skuadrat e tyre të shitjeve në Tiranë. Ky investim i CCBS do të reduktojë 178 ton Co2 në vit, sasi e cila përthithet nga 13,327 pemë.

Le të shpresojmë se kjo nismë do të ndiqet edhe nga të tjerë individë, biznese apo institucione publike në mënyrë që të shtohet infrastruktura e nevojshme për makina elektrike dhe qiejt e pastër të jenë një realitet i përditshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button