Osmani: Festa e Bajramit sjelltë në familjet tuaja paqe, lumturi dhe begati

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, uruar festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë, transmeton Klan Kosova.

Ajo deklaroi që Festa e Bajramit të sjell në familje paqe, lumturi dhe begati.

“Besimtarët myslimanë po e përmbyllin sonte muajin e gjatë të solidaritetit, dashurisë e mirëbesimit mes njerëzve, por edhe të sakrificës në emër të dashurisë, mëshirës, humanizmit e solidaritetit. Nesër, do ta festojmë festën e madhe të Fitër Bajramit. Sado që këtë vit, për shkak të situatës me pandeminë, s`do të mund të takohemi për t`ia uruar njëri-tjetrit, uroj që të gjejmë mënyra për ta shpërndarë dashurinë për familjen, të afërmit e miqtë, duke e shpërfaqur shpirtin solidar”.

“Uroj po kështu që kjo festë të na shërbejë për t’u ofruar ndihmë e dashuri njerëzve që kanë më së shumti nevojë, për t`iu gjetur pranë të varfërve e të pastrehëve dhe për ta dëshmuar se bota do të jetë edhe më e mirë falë këtij angazhimi”

“Festa e Bajramit sjelltë në familjet tuaja paqe, lumturi e begati”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button