Pandemia

Molla Sula, Haxhi Bujari – dhe pandemia!

Ditë e mbrapsht!

Zgjohem në mëngjes, i katandisur! Kisha fjetur shumë keq! Kisha parë “potpuri” ëndrrash…të këqija! Ulem në një skaj të divanit dhe mundohem të sodis malin Sharr. Vërej se është masakruar! Gjithçka ka, përveç drunjve! Lloj-lloj ndërtimesh, me leje e pa leje! Katrahurë!

Më vonë, dal në qytet. Duhet të blejë ca gjëra për festën e Bajramit. Plot njerëz në rrugë! Rastësisht dëgjoj një megafon prej një veture të policisë:

“Qytetarë të nderuar, ju lutemi të respektoni distancën…”!

Kthehem, shikoj qytetarët dhe vërej se askush, duke më përfshirë edhe mua, nuk respektojnë asgjë! Ndërsa, megafoni vazhdimisht përsëritë fjalët…!

Më erdhi keq për djelmoshat e rinj të policisë! Më erdhi keq edhe për personelin mjeksor, i cili tashmë, me muaj është “betonuar” nëpër spitale!

Pasi mbarova blerjen, u nisa për në shtëpi! Shpejtoj, duhet të fali namazin e Xhumasë! Pasi marr avdesin, me turr nisem për në xhami! Oborri i xhamisë ngjante në një kamp refugjatësh! Gjithandej, sexhade, batanije, postiqe,…,najllona! Njerëzit po mundoheshin t’u përmbahen rregullave, edhpse gjithçka më dukej kot! Kopshti diku me kullosë, diku tokë, diku madje ujë! Shumica respektonin largësinë, për fat të keq, këtë rregull e prishnin lypsarët, të cilët, duke kërkuar lëmoshë, aksidentalisht kalonin pranë tyre!

Sidoqoftë, mbaroi falja, kthehem në shtëpi! Pres lajmet, dua të di çfarë do të bëhet me orën policore,…,vetëm për kureshtje! Fillojnë! Nuk ka vendim definitiv, është vetëm mendim i komisionit për sëmundje infektive! Vërej se Tetova kryeson listën e të infektuarve!

Pres lajmet e radhës, tani është vendosur! Qeveria, edhepse me vështirësi, ka vendosur izolimin prej … deri …! Namazi i Bajramit për çudi do të falet nëpër xhami, edhepse e gjithë bota muslimane duke përfshirë Turqinë si lider të tyre, do ta falin në shtëpi!

Menjëherë m’u kujtua Molla Sula dhe Haxhi Bujari. Mu kujtua “dribblingu” i famshëm i tyre “ja tebi, ti meni” (unë ty, ty mua). E përkthyer pak më thjeshtë: Unë ty xhamitë, ti mua zgjedhjet!

Në fakt, çfarë fitoj populli? Besoj se të gjithë e dini!

Më të …..!

Afrim Ramadani

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button