BDI, nuk komentojnë në lidhje me kandidaturat

Në Bashkimin Demokratik për Integrim, ende nuk duan të flasin në lidhje me listat e kandidatëve për kryetar komunash të cilat dje i kanë dorëzuar të gjitha degët deri tek kryesia qendrore e partisë.

‘Nuk kam informacione. Nuk i kemi hapur propozimet ende’ tha zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani.

Ndryshe, dje skadoi afati kur degët e partisë duhej deri tek kryesia të dorëzojnë lista me nga dy kandidat potencial për zgjedhjet komunale që do të mbahen në mars të vitit të ardhshëm.
Deri tani emrat e kandidatëve zyrtare të dërguara nga degët janë për Komunën e Gostivarit do të vendoset mes Nevzat Bejtës, Talat Xhaferit dhe Nexhati Jakupit.

Në Tetovë Teuta Arifi dhe Ibrahim Dehari por ka gjasa edhe ish kryetari Hazbi Lika, në Komunën Çair, Izet Mexhiti, Saraj-Bekim Murati, Kërçovë Musli Musliu dhe Fatmir Dehari. Për Studeniçan kryetari aktual Fatih Iseni, për Qytetin e Shkupit Bujar Osmani dhe Valon Saraçini, Strugë Ramiz Merko, Arben Llabënishti apo Murat Lumani, Likovë Sadullah Duraku dhe Dibër Argtim Fida apo Ruzhdi Lata./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button