Vuhani kryen 1.4 milion teste pë​r koronavirus brenda ditës

Vuhani, qyteti kinez ku ka shpërthyer fillimisht koronavirusi i ri vitin e kaluar, ka testuar 1,470,950 persona për këtë virus të premten, kanë thënë zyrtarët, shkruan REL.

Më herët gjatë këtij muaji, autoritetet kineze kanë vënë një shënjestër ambicioze për testim të gjithë popullsisë 11 milionë banorëshe në më pak se dy javë.

Ata besojnë se kjo është mënyra më e mirë për të siguruar rihapje të sigurt të bizneseve dhe shkollave.

Kjo fushatë synon të identifikojë bartësit pa simptoma – personat që janë të infektuar por që nuk shfaqin shenja se janë të sëmurë.

Numri i testimeve të kryera brenda ditës është rritur gradualisht. Më 18 maj, ky qytet ka kryer 467,847 teste, ndërkohë që deri të enjten, numri është rritur në më shumë se 1 milion.

Ky lajm vjen teksa Kina nuk ka raportuar asnjë rast të ri në territorin e saj të prekur me këtë virus, prej kur ka shpërthyer sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Kina ka regjistruar deri më tani më shumë se 84,000 persona të infektuar dhe 4,600 të vdekur si pasojë e këtij virusi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button