Emilia Dineva është gruaja, zemra dhe veshkat e së cilës u janë dhuruar tre pacientëve

Emilia Dineva është gruaja, zemra dhe veshkat e së cilës u janë dhuruar tre pacientëve pasi ajo humbi jetën në një aksident automobilistik, shkruan 360 shkallë.

Në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë i shprehin ngushëllimet familjes, Dineva e mori epitetin “heroinë”.

Me zemrën e saj u krye transplantimi i parë në vend, dhe pas operacionit të mbrëmshëm, ajo vazhdoi të rrahë në gjoksin e një pacienti 54-vjeç.

Aktualisht janë duke u zhvilluar transplantimet e veshkave në dy pacientë me sëmundje kronike të veshkave të cilët kanë vite me radhë kanë qenë në dializë.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe shprehu falënderime për familjen.

“Marrja e vendimi për të dhuruar organet në momentin kur e humbni një të dashur është e vështirë. Është jashtëzakonisht e vështirë. Duhet shumë forcë, shumë dashuri dhe shumë humanizëm për të menduar për jetën e dikujt tjetër, kur e dini që keni humbur më të dashurin tuaj. Dhe ne jemi pafundësisht mirënjohës për këtë. “Ata janë heronjtë e kësaj historie”, shtoi Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button