Kovid-19, Kroacia pa asnjë rast të ri në 24 orët e fundit

Në Kroaci gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë rast i ri me koronavirus, ka bërë të ditur Shtabi Kombëtar i Mbrojtjes Civile, shkruan REL.

“E 89-ta ditë që nga shfaqja e koronavirusit: 2,243 të sëmurë dhe 2,023 të shëruar. Sot i gëzohemi numrit, të cilin e kemi arritur me përgjegjësi dhe disiplinë, zero të infektuar të rinj”, ka shkruar në rrjetin social, Twitter, Ministri kroat i Shëndetësisë, Villi Berosh.

Në Kroaci deri më 23 maj, 99 pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Aktualisht mësohet se 121 persona janë të sëmurë, ndërsa gjashtë prej tyre janë duke u trajtuar me respiratorë.

Në total, autoritetet kroate kanë testuar mbi 60,000 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button