Pendarovski uroi besimtarët myslimanë: Bëhuni të kujdesshëm, respektoni rekomandimet

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit. Ai ka shprehur dëshirën që lutjet e myslimanëve të bëra gjatë Ramazanit të pranohen dhe te ata të mbizotërojë solidariteti, mirëkuptimi dhe ndihma për ata që kanë nevojë për ndihmë.

Meqë Bajrami shënohet në kohë pandemie të virusit korona, Pendarovski ka bërë thirrje që myslimanët të jenë të kujdesshëm dhe t’i respektojmë rekomandimet.

“Këtë vit, festën e Fitër Bajramit e festojmë në një periudhë kur jo vetëm shteti ynë, por edhe e gjithë bota, po ballafaqohet me një prej kërcënimeve më të mëdha të njerëzimit. E shfrytëzoj këtë mundësi që t’ju falënderoj për të gjitha përpjekjet e deritanishme dhe për përkushtimin në zbatimin e masave për mbrojtje nga pandemia. Ju bëj thirrje të mbetemi të kujdesshëm dhe të disiplinuar dhe t’i respektojmë rekomandimet në luftën kundër kovid-19 që t’i japim fund kësaj sfide të gjeneratës dhe të sigurojmë jetë të shëndetshme për të gjithë ne në të ardhmen”, tha mes tjerash në urimin e tij, Pendarovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button