Një fëmijë 9-vjeçar lufton për jetën pas një aksidenti të rëndë në Xhon Kenedi të Çairit

Dje pasdite ka ndodhur aksident komunikacioni në Çair, gjatë së cilës tre persona, në mesin e të cilëve edhe një fëmijë 9-vjeçar janë transferuar në Spitalin e Qytetit, njofton Portalb.mk.

“Më 22.05.2020 rreth orës 17:00 në rrugën “Xhon Kenedi” në Shkup ka ndodhur aksident komunikacioni mes një motoçiklete “Honda” e targa të Shkupit të drejtuar nga F.P. (43) dhe një katërçikletë “BPR kan-am renegade” me targa të Shkupit i drejtuar nga B.A. (42) nga fshati Batincë i Shkupit. Me automjet të urgjencës F.P., bashkë me bashkudhëtarin e tij 9-vjeçar dhe B.A. janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” ku nga mjeku u janë konstatuar lëndime të rënda trupore, ndërkaq i mituri është në gjendje të rrezikshme për jetën. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup”, thonë nga MPB.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button