Sot shpallet vendimi mbi datën, një sërë shtetesh kundër Maqedonisë në BE

Televizioni Nacional i Bullgarisë (TNB) lajmëroi se Maqedonia me siguri nuk do të marrë datë për bisedime në Këshillin e Evropës, për shkak se sipas informacioneve të televizionit bullgar, në marrjen e datës për negociata kundërshtime kanë ardhur nga Sofja, Berlini, Parisi dhe Athina.

Sipas TNB-së, Austria, Hungaria, Britania e Madhe por edhe 11 shtete janë dakorduar që Maqedonia t’ii fillojë bisedimet dhe paralelisht ta zgjidh çështjen e emrit.

Vendimin e Këshillit të ministrave, Komisioni Evropian pritet ta publikohet sot në orën 16.00, pas çka Teura Arifi do të dalë me press konferencë për të komentuar cilindo vendim që do të merret.

Athina hesht
Athina zyrtare  nuk doli me qëndrim përfundimtar për caktimin e datës për fillimin e negociatave inkuadruese të Maqedonisë me BE, para takimit të sotëm të Këshillit për punë të përgjithshme të Unionit në të cilin ministrat e punëve të jashtme do t’i sjellin konkluzionet për politikën për zgjerim në samitin e Këshillit Evropian.

Korespodenti i MIA-s që dje, për herë të dytë, nga MPJ-ja greke kërkoi përgjigje të drejtpërdrejtë në pyetjen nëse Greqia do ta bllokojë Maqedoninë edhe këtë radhë, por deri tani nuk ka asnjë reagim. Nga ana tjetër, MIA që para dhjetë ditëve nga të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Parlament kërkoi qëndrimin e tyre zyrtar për çështjen e emrit edhe për propozimin e eurokomisionerit Stefan Fyle Maqedonia të marrë datë, ndërsa emri të zgjidhet në fazën hershme nga negociatat me BE-në. Asnjë parti deri tani  nuk dha asnjë koment, e as e komentuan qëndrimin e tyre.

As mediat greke nuk njoftojnë asgjë të veçantë. Ndërsa sa është e rëndësishme kjo çështje për politikën greke tregon edhe teksti në “Katimerini” sipas të cilit në takimin e sotëm është “testi i parë për çështjen kombëtare” për Qeverinë e Andonis Samarasit. Gazeta përkujton që Greqia tri herë deri tani e ka refuzuar rekomandimin e Komisionit Evropian që Maqedonia të marrë datë për fillimin e negociatave inkuadruese me Unionin. Por sipas “Katimerini”-t, “kësaj radhe rekomandimi është në formë më të ndryshme në të cilën punonte eurokimisoneri Fyle”.
/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button