Pakistan, 97 të vdekur në aksidentin ajror

Aviokompania Pakistan International Airlines (PIA) njoftoi se të gjithë pasagjerët dhe pjesëtarët e ekuipazhit përveç dy personave kanë humbur jetën në avionin me numër udhëtimi PK 8303 të linjës Lahor-Karachi i cili u rrëzua dje gjatë uljes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë të rajonit Sindh thuhet se nga avioni i rrëzuar mbi vendbanimin Model Colony për shkak të një defekti teknik gjatë uljes në aeroportin Jinnah të Karaçit, kanë shpëtuar dy persona prej të cilëve Zafar Masood drejtori i përgjithshëm i Bankës Punjab si dhe një inxhinier i identifikuar si Muhammed Zubeir.

Ministria bëri të ditur se 97 persona e kanë humbur jetën në avionin lidhur për të cilin thuhet se një nga 3 personat që u njoftuan se kishin shpëtuar dje, ështe banor i lagjes dhe jo udhëtar. Ndërkohë ende nuk është bërë ndonjë deklaratë lidhur me humbjet e jetëve dhe të plagosurve në vendbanimin mbi të cilin ka rënë avioni.

Autoritetet e ushtrisë së Pakistanit që kanë marrë pjesë në punimet e kërkim shpëtimit në rajon, lidhur me aksidentin ku përveç dy personave kanë humbur jetën të gjithë udhëtarët dhe ekuipazhi, njoftuan se janë dëmtuar pjesërisht ose dëmtuar plotësisht 25 ndërtesa.

– Një ditë më parë avioni ka mbërritur në Oman

Në raportin e përgatitur nga Departamenti i inxhinierisë dhe mirëmbajtjes së PIA-s thuhet se kontrollet e fundit të avionit janë kryer më 21 mars.

Një ditë më parë avioni mbërriti në qytetin Lahor të Pakistanit nga kryeqyteti Muskat i Omanit thuhet në raportin në të cilin bëhet e ditur se në motorët dhe sistemet e përgjithshme fluturuese të avionit nuk është vërejtur ndonjë defekt dhe se avioni ka qenë i përshtatshëm për fluturime deri më 5 nëntor.

Ndërkohë janë zbuluar edhe deklaratat e dëshmitarëve lidhur me aksidentin. Icaz Masih i cili ka folur për median lokale ka thënë se avioni tentoi të ulej dy herë dhe se në herën e parë fërkoi pistën.

Ndërsa Shakil Ahmed deklaroi se motori i avionit mori flakë pasi u ngrit sërish në tentimin e dytë. Ai shtoi se avioni me motorin që nxirrte tym fillmisht u përplas në bazën e stacionit të antenave dhe më pas ra në mesin e shtëpive.

Muhammed Zubair, personi që shpëtoi nga aksidenti ajror në një deklaratë nëpërmjet një lidhjeje telefonike në një kanal televiziv tha se avioni goditi pistën gjatë tentimin për të ateruar.

“Mua m’u duk sikur piloti po kërkonte një hapësirë boshe për të rrëzuar avionin. Avioni u rrëzua 10-15 minuta pas tentimit të parë. Flakët përfshinë çdo gjë, dëgjoheshin britmat e njërëzve. Kur pashë dritë disa metra para meje zbërtheva rripin tim dhe shkova atje. Personat që ndodheshin aty më dërguan në spital pasi më hipën në ambulancë”, tha Zubair.

– U rrëzua gjatë uljes

Avioni i pasagjerëve i linjës Lahor-Karachi me numër PK 8303 të PIA-s u rrëzua bashkë me 91 udhëtarë dhe 8 pjesëtarë të ekuipazhit mbi një vendbanim gjatë uljes.

Sipas bisedës së publikuar mes pilotit dhe kullës, u zbulua se piloti ka bërë thirrjen për humbjen e motorit dhe thirrjen për ndihmë “Mayday”.

Drejtori i përgjithshëm i PIA-s, Arshad Malik në një deklaratë pas aksidentit tha se avioni ishte i përshtatshëm për fluturim nga ana teknike. Ndërkohë që kryeministri pakistanez, Imran Khan ka dhënë udhëzime për fillimin e hetimeve lidhur me aksidentin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button