Tetova si Siberia (Foto)

Reshjet e borës kanë bllokuar Tetovën, Malësia e Sharrit është bllokuar dhe nuk mund të kalohet as me zinxhirë, ato për mometin janë të bllokuar dhe nuk kanë asnjë lidhje me qytetin, ndërsa komunikacioni në Tetovë është duke u zhvilluar në gjendje  të vështirë ku në çdo 100 metra mund të hasësh një vetur të bllokuar.

Nga komuna e Tetovës të kontaktuar nga Portalb,  thonë se për momentin janë duke punuar për të zhbllokuar Malësinë e Tetovës.

“Për mometin jemi duke punuar në zhbllokimin e Malësisë së Tetovës dhe përfaqësues të komunës janë në terren për të shikuar se si është situata me atje, përderisa sa ka të reshura të borës, do të jetë  e vështirë që të përballemi me situatën e cila është krijuar nga të reshurat e borës”,  thekson Faton Murseli nga komuna e Tetovës. 

Rrugët  anësore të Tetovës, lagje të tëra janë të papastruara. Qytetarët me vetëiniciativë kanë hapur disa shtigje sa për të dalë nga shtëpia e tyre. Qyteti i Tetovës sot i ngjan Siberisë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button