Mesazhi i Reisul Ulemasë së BFI në RM, H. Sulejman ef. Rexhepi, me rastin e Fitër Bajramit (Video)

Kreu I Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut, Sulejman Rexhepi, nëpërmjet një video-mesazhi, ka uruar besimtarët mysliman me rastin e festës së Fitër Bajramit. Ai tha se, besimtarët po dalin nga një Ramazan që sivjet ishte pak më ndryshe, por vetëm nga forma e jashtme e tijë, brëndia e Muajit të Bekuar, siç theksoi ai, përkundër pandemisë që imponoi masa të shumta, ishte e pandryshuar sikur në pesëmbëdhjetë shekujt e shkuar të Islamit, njofton Portalb.mk.

“Në fakt, kam bindjen se Ramazani që po e përcjellim na bëri edhe më të fortë, rreziku që na sillej vërdallë ndikoi të mbështetemi edhe më shumë te Zoti ynë, të jemi më solidarë, të kujtojmë me tërë qenien se jeta, lumturia dhe ardhmëria jonë janë përcaktim i të madhëruarit Zot. Mbi atmosferën për plotë dilema e ankthe që e krijoi Covid 19, ngadhënjyen dashuria dhe besimi ynë ndaj Allahut. Duke madhëruar emrin e Krijuesit dhe duke ndier kënaqësinë e paqes dhe qetësisë që Ai i shpërndau në shpirtrat tanë, ne e ripërtrimë bindjen tonë duke forcuar cilësitë tona të mira dhe duke u menduar më thellë rreth të metave që mund ti kemi”, ka thënë Rexhepi.

Kreu I BFI-së ka shtuar më tej se, Bajrami është festë që shpërblen agjërimin dhe ibadetet e tij, është festë në të cilën besimtari hyn me forca shtesë të cilat i ka akumuluar gjatë ditëve në të cilat çdo gjë ia ka kushtuar Allahut. Ai bëri thirrje për solidaritet posaçërisht mbi ata të cilët nuk kanë mundësi të begatojnë sofrën e tyre të Bajramit, mbi të sëmurit, mbi bonjakët. Po ashtu, porositi besimtarët që të kenë kujdes dhe t’iu përmbahen masave për parandalimin e pandemisë, deri në eliminimin e tyre.

“Me këtë rast, të dashur besimtarë, edhe një herë po shpreh falenderimin dhe mirënjohjen e BFI ndaj sjelljeve të juaja gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit dhe mirëkuptimin që treguat lidhur me masat që patëm, në veçanti për seriozitetin dhe disciplinën me të cilat dëshmuat botëkuptimet e juaja civilizuese pas hapjes së xhamive. Ju qoftë i gëzuar dhe i mbarë Fitër Bajrami, Allahu xh.sh. ua bëftë kabull agjërimin dhe ibadetet e juaja, paqa e mëshira e Tij qofshin mbi familjet e juaja, mbi më të dashurit e juaj, mbi popullin tonë mbrenda dhe jashtë vendit e sidomos ndaj diasporës tonë që po feston larg atdheut. Ju lutem tregoni kujdes për shëndetin e juaj deri në eliminimin e tërësishme të masave që po i imponon pandemia sepse mbrojtja e shëndetit është një obligim i rëndësishëm fetar islam. Të dashur Besimtarë Edhe një herë në fund Urime të Përzemërta Festa e Fitër Bajramit. E gzofshi me të gjithë anëtarët e familjeve tuaja, me miq, shokë dhe dashamirë”, ka thënë Rexhepi.

Besimtarët mysliman nesër festojnë Fitër Bajramin. Këtë vit, besimtarët në Maqedoninë e Veriut do të duhet të reduktojnë vizitat familjare, për shkak të masave të vendosura për parandalimin e virusit korona .

Qeveria në seancën e djeshme vendosi që kjo fundjavë e vazhduar të ketë restriksion të rritur për lëvizjen e qytetarëve, gjegjësisht ora policore të zgjatë prej nesër në ora 11:00 deri në orën 05:00 të ditës së martë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button