Transporti publik në Shkup nuk do të funksionojë nga e diela në orën 11 deri të martën në orën 05

NQP Shkup kumtoi se prej nesër, e diel (24.05.2020) nga ora 11:00 e deri të martën (26.05.2020) në orën 05:00, transporti publik nuk do të funksionojë, transmeton Portalb.mk.

Ndërprerja e përkohshme e qarkullimit të autobusëve të NQP Shkup dhe transportuesit privatë është në pajtim me vendimin e Qeverisë për ndalesë të lëvizjes së popullatës në periudhën e theksuar.

Të dielën të gjithë autobusët do të qarkullojnë sipas itinerarit të së dielës nga ora 05:00 deri në orën 11:00. Nesër nuk do të ketë vende kujdestare për shitjen e biletave dhe qendra për personalizim.

Transporti publik do të vazhdojë të funksionojë nga e marta (26.05.2020) nga ora 05:00, ndërsa autobusët do të qarkullojnë deri në orën 19:00, sipas itinerarit të së shtunës.

Përjashtim do të jenë linjat 9, 19, 20 dhe 23 të cilët do të qarkullojnë sipas itinerarit të reduktuar. Zakonisht vazhdojnë të punojnë të gjitha vendet për shitjen e biletave dhe qendrat për personalizim.

Nga ora 06:00 deri në orën 17:00 do të punojnë vendet e shitjes së biletave në Qendrën transportuese, në QTQ, Tek Posta, në Aerodrom, Gjorçe Petrov, Novo Lisiçe, Bunjakovec, pikëshitjet e biletave tek Tregu i Gjelbër, tek tregu në Butel, në Maxhari, Kisela Vodë, Draçevë, si dhe tek drejtoria e NQP-së, në lagjen Dame Gruev, në Saraj, tek Shtëpia e shtypit dhe në Karposh 4.

Në periudhën e njëjtë do të punojnë edhe qendrat për personalizim në Autokomandë (tek Fakulteti pyjor), Aerodrom, Karposh 2, në Bit Pazar dhe në Qendrën transportuese.

Nga ora 06:00 deri në orën 13:00 do të jenë të hapura pikat e shitjes së biletave tek kinemaja e vjetër në Butel, Lisiçe, Radishan dhe në lagjen e Hekuranës.

Në periudhën e njëjtë do të jenë të hapura qendrat për personalizim në Vllae dhe në hapësirat e NQP Turs.

Shërbimet mund të blihen edhe në njëqind lokacione (kiosqe, markete) të cilat janë pjesë e rrjetit sekondar të shitjes të NQP shkup.

NQP Shkup përkujton se edhe më tej nuk vlejnë biletat falas të nxënësve të shkollave të mesme, si dhe transporti falas për personat e rritur (gra 62 vjeçare, burra 64 vjeçar) të martën, të premten, të shtunën dhe të dielën.

Janë hequr edhe tre linjat e autobusëve (25, 25A dhe 25B) që qarkullojnë deri në Vodno të mesme, linja turistike “Siti tur”, ndërsa nuk puno as Teleferiku.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button