QIK: nesër hapet ekspozita e grafikëve të Ridvan Alitit

Nesër hapet ekspozita e grafikëve të Ridvan Alitit. Ekspozita në fjalë do të hapet në Qendrën Informative Kulturore në Shkup, në sallonin Imperial 2, me fillim në orën 20.00.

Ekspozita do të jetë e hapur deri me 22 dhjetor, 2012.

Ndryshe, Ridvan Aliti është i lindur me 21 maj 1974 në Sllupçan të Kumanovës.Shkollën e mesme të artit e ka mbaruar në Pejë ,ndërsa fakultetin e artit dega grafik në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

Ridvan Aliti ka realizuar tri ekspozita personale dhe disa në grup në vende të ndryshme si: Austri, Gjermani, Shqipëri, Maqedoni. Gjithashtu në vitin 2008 i ndahet çmimi “Vangjush Miu” në Korçë, Shqipëri./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button