Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti në vend do të jetë me diell dhe vranësira lokale deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, më e theksuar përgjatë Vardarit. Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 4 deri në 12 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 19 deri në 25 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 7.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe vranësira lokale deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të zbret deri në 9 gradë, ndërsa temperatura ditore do të arrijë në 23 gradë Celsius.

Në ditët në vijim do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar nga drejtimi verior. Të dielën pasdite, madje do të ketë paraqitje lokale të motit jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Moti jostabil pritet të martën dhe të mërkurën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button