Deskoska: Sipas Kushtetutës, zgjedhje duhet të ketë 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme

Sipas Kushtetutës, zgjedhjet duhet të mbahen njëzet e dy ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, deklaroi sonte ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska në një intervistë për Kanal 5, në të cilën e elaboroi dekretin qeveritar i cili ka të bëjë me zgjedhjet.

Sipas ministres Deskoska, aktivitetet zgjedhore kishin filluar nga institucionet, do të thotë janë ndërmarrë hapa për përgatitjen e zgjedhjeve – të njëjtat janë ndaluar për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme ndërsa vazhdojnë aty ku janë ndërprerë menjëherë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, transmeton MIA.

“Dekreti ishte me qëllim që të ndalojnë veprimet zgjedhore të cilat kishin filluar në kohën kur ishte shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Të gjithëve ju kujtohet se kishte takim të parë të liderëve në të cilin iu dha detyrë ekspertëve të mendojnë dhe të bisedojnë rreth mundësive për ndërprerjen e aktiviteteve zgjedhore. Duke e pasur parasysh atë që nuk mund të konvokohet Kuvendi zgjidhja e vetme e mundshme juridike për ndërprerjen e veprimeve zgjedhore është sjellja e këtij dekreti – që do të thotë ndërprerje e atyre aktiviteteve që ishin ndërmarrë, validiteti i tyre juridik ndërsa më pas pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme ato do të vazhdojnë”, theksoi ministrja Deskoska.

Ajo tha se i njëjti është pranuar dhe miratuar në konkluzionin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, të nënshkruar nga kryetari Derkoski, në të cilin thuhet se “pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, KSHZ do të sjellë libër të rishikuar afatesh në të cilin do të parashihen ato veprime apo aktivitete të cilat nuk janë ndërmarrë para shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme”.

“Mesazhi im është: Liderët mund të bisedojnë për afate të caktuara për zgjedhje, por këto afate duhet të jenë në kuadër të Kushtetutës, me respektimin e dispozitave kushtetuese, pasi askush, as vullneti i liderëve nuk guxon të vihet mbi Kushtetutën e shtetit tonë. Nëse nuk shtyhet gjendja e jashtëzakonshme, në këtë rast zgjedhjet bien njëzet e dy ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme”, porositi Deskoska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button