Komisioni i Venecisë: Lustrimi është diskriminues dhe mjet për hakmarrje politike

Siç bëri të ditur A1on, Ligji për lustrim së shpejti do të tërhiqet për shkak të vlerësimeve negative në raportin e Komisionit të Venecisë.

Në draft – përgjigjen Komisioni i Venecisë vlerëson se Ligji për lustrim le mundësi të gjera për keqpërdorime politike.

Për këtë janë informuar edhe Brukseli dhe Këshilli i Evropës si dhe Parlamenti Evropian.
A1on ekskluzivisht erdhi deri te vlerësimi i Komisionit të Venecisë. Më së shumti vërejtje ka në vendimet e ligjit, por edhe në implementimin e dispozitave dhe shkeljeve të prezumimit të pafajsisë.

Nëse Gjykata Kushtetuese miraton mendimin në tërësi dhe i pezullon të gjitha nenet problematike, atëherë bie tërë procesi i lustrimit.

Aspak nuk merren me çështjet nëse duhet të lustrohen ish-zyrtarë, ndërsa deri tani kjo ishte edhe lënda e vetme e lustrimit tek ne.

Siç thekson A1on, pas këtij raporti të nëntorit, për të cilin Qeveria dhe Parlamenti i Maqedonisë tashmë janë të informuar, vihet në pikëpyetje tërë procesi i deritanishëm i lustrimit, por edhe legjitimitetin e Komisionit për lustrim.

Në në përgjithësi mund të arsyetohet lustrimi i cili shkon prapa madje 7 dekada, ai duhet të fokusohet në shkelësit më të rëndë të të drejtave të njeriut, ku do ka përgjegjësi penale, e jo te “informatorët”, konsideron Komisioni i Venecisë.

“Lustrimi pas vitit 1991 është i pakuptimtë, thekson Komisioni, ai është shndërruar në mjet për betejë politike, është diskriminues dhe në Maqedoni nuk ka sundim të së drejtës derisa zbatohet lustrimi pas vitit 1991. Diskriminues është edhe mungesa e periudhës fikse për secilën masë lustruese.

“E papranueshme është çdo lustrim i organizatave private dhe gjysmëprivate, partive politike, bashkësive fetare dhe organizatave joqeveritare”.

Sipas vlerësimit, definicioni i bashkëpunimit është konfuz dhe vështirë i kuptueshëm. Gjëja më rëndësishme është, edhe sipas Gjykatës Kushtetuese, që të përmbushen kushtet kumulative, mes të cilave, më të rëndësishme janë: bashkëpunimi në bazë të pëlqimit të firmosur. Në asnjë vendim të deritanishëm nuk është dëshmuar (vetëm supozohet) shkelje e të drejtave të njeriut, ndërsa vetëm në disa raste ka dokumente me pëlqim të shkruar të personit të lustruar.

Komisioni i Venecisë konsideron se Komisioni për lustrim nuk ka autorizime hetimore, porse hetimin për lustrim e udhëheqin shërbimet sekrete dhe arkivi, që do të thotë, se Komisioni për lustrim nuk mund vet të mbledh dhe selektojë materiale relevante. Edhe për Komisionin e Venecisë janë mister aspektet procedurale të procesit të verifikimit të fakteve. 

Nga ana e Komisionit të Venecisë është konstatuar shkelje e drejtpërdrejt e të drejtës së mbrojtjes dhe të drejtës së prezumimit të pafajsisë.

Kjo do të thotë se të gjitha rastet e deritanishme që do të arrijnë në Strasburg, të dëmtuarit do ta fitojnë procesin kundër Republikës së Maqedonisë, e kjo do të thotë penale të mëdha për Maqedoninë e cila ka shkelur këto të drejta të të gjithë personave të lustruar deri tani.

Këtu shtrohet pyetja për dëmtimin e të gjithë personave emrat e të cilëve u publikuan në opinion dhe të cilët nuk kishin të drejtë t’i kontestojnë “faktet” të verifikuara nga organi lustrues.

Sipas informative, kryetari i Komisionit, Tome Axhiev vështirë se do ta vazhdojë procesin deri te miratimi i ligjit të ri. Sipas burimeve të A1on Tome Axhiev, me siguri nuk do të jetë në përbërjen e re të Komisionit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button