Gjatë pandemisë në RMV “lulëzuan” edhe porositë elektronike të rreme

Gjatë pandemisë me virusin korona “lulëzoi” edhe praktika e keqpërdorimit të vendimeve, pullave dhe simboleve të institucioneve shtetërore dhe të falsifikohen komunikatë, kushtimisht, të dhëna nga qeveritë e shëndetësisë. Maksimalisht shfrytëzohen mundësitë teknologjike kompjuterike për falsifikim dhe mashtrime, ndërsa rezultati është çdo herë tentimi për dezinformim sipas parimit “kush mbjell, korr”, shkruan “Vërtetëmatësi“. 

Tentimi i fundit për shpërndarjen e të pavërtetave gjatë pandemisë është bërë përmes postës elektronike, të dërguar me adresë dhe nënshkrim nga Ministria e Shëndetësisë.

Porosia elektronike ngjanë shumë me atë të institucionit shtetëror, ndërsa në përmbajtje dërguesi ju kërcënohet pranuesve të postës elektronike me arrestim dhe përndjekje. Përveç kësaj, në titullin e porosisë, rrejshëm i komunikohet pranuesit se:

Një prej kontakteve të tij është infektuar me Kovid-19 dhe se është i nevojshëm reagimi shtesë. 

Me gjithë kjo shaka pa kripë për të cilën tashmë punon departamenti për krim kompjuterik dhe forenzika digjitale pranë MPB-së.

Në një pjesë të porosisë, të cilën e kanë pranuar qytetarët në adresa personale dhe zyrtare në gjithë vendin, virusi diku quhet si “Kovid -19”!

I nderuar pranues, kolegu im ju ka kontaktuar më herët, por nuk ka marr përgjigje prej jush. Javën e kaluar kishte tre raste të konfirmuara me Kovid – 19 në departamentin tuaj dhe njëri prej pacientëve ju ka përmendur juve si një prej kontakteve fizike në 14 ditët e fundit. Në pajtim me modalitetin e gjurmëve të kontakteve dhe ligjeve sipas të cilave punojnë më Ministrinë e Shëndetësisë në Maqedoni, ju propozojmë që ju të realizoni testin për Kovid – 19. Detajet e nevojshme për paraqitjen tuaj në Ministrinë e Shëndetësisë në Maqedoni janë të dhëna në formularin e bashkangjitur. Lexoni udhëzimet siç duhet dhe verifikoni nëse janë testuar, sepse moskujdesi juaj do të rezultojë me arrestim dhe përndjekje. Nëse keni ndonjë pyetje rreth kësaj, atëherë na kontaktoni në këtë postë elektronike. me respekt, Dr. Admetos Jovanovska. 

Foto 1
Foto 2

Për të pasur impaktin e vlefshmërisë, në fund të postës elektronike është vendosur edhe nënshkrimi i doktorit, por me një rishikim të thjeshtë shihet se nënshkrimi është me shkronja latine dhe është i “S. Carlton” dhe jo “Jovanovska”.

Megjithatë, detajet në fund të porosisë, adresa: [email protected]e cila vetëm një një shkronjë dallon me atë adresën zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë: [email protected]të cilën mediumet e shfrytëzojnë për të parashtruar pyetje, zbuluan se bëhet fjalë për porosi të rrejshme dhe dezinformatë e cila frikëson qytetarët dhe ndoshta ka për qëllim që të nxjerr prej tyre informacione shtesë.

Por, parashtrohet pyetja sa prej qytetarëve do ta vërejnë se ka dallim për një shkronjë në mes adresës zyrtare të Ministrisë dhe asaj të rrejshme?

Ministria e Shëndetësisë bën apel deri te qytetarët që të mos bien pre e këtij komunikimi të rrejshme elektronik.

Shpërndarja e informacioneve të rrejshme, në veçanti në kohë krizash, është e rrezikshme për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve dhe e dëmshme për të gjithë shoqërinë. 

Në komunikatë ka edhe pullën e Ministrisë së Shëndetësisë, emrin, numrin e saktë telefonik dhe adresën e institucionit.

Për këtë, qytetarët duhet të “të bëjnë sytë katër” kur pranojnë materiale mediatike, por edhe kur pranojnë porosi private edhe në rrjete të ndryshme sociale. Sipas shembujve të rrejshëm me të cilën shkollat u hapen me 18 maj dhe njoftimi i pakripur i falsifikuar sikur të jetë dërguar nga Qyteti i Shkupit që virusi korona mjekohet me raki, kjo porosi elektronike është vetëm “azhurnim dhe shpërndarje” e një prej praktikave të këqija që po zbatohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button