Faktoje: Kalimi kufitar Kakavi është hapur për punëtorët sezonal në Greqi

Me paraqitjen e virusit korona në Shqipëri, një prej masave qeveritare për kufizimin e lëvizjes ka qenë mbyllja e kufijve të saj. Ashtu që, prej marsit kufijtë kanë qenë të mbyllur, por sipas njoftimeve, së shpejti pritet hapja e tyre me vendet fqinje, shkruan Faktoje

Para një muaji kryeministri Edi Rama në bisedë me qytetarët (në rrjetin social Facebook), premtoi se kah mesi i majit do të hap kufirin me Greqinë për punëtorët sezonal.

Nga verifikimi që bëri shërbimi shqiptar për verifikimin e fakteve, “Faktoje”, del se të enjten, 14 maj, përmes kalimit kufitar Kakavi, kanë kaluar autobusët e parë me punëtorët sezonal. Sipas burimeve, deri në këtë moment kanë kaluar tre autobus, me 20-25 punëtor, të cilëve u është siguruar marrëveshje për punësim si një prej kushteve bazë për udhëtim në Greqi. 

Kompania e cila bën transportin e punëtorëve, informoi se udhëtimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim sepse ka një numër të madh aplikuesish. Që të mundësohet kalim në kufirin grek, punëtorët duhet të sigurohen me marrëveshje nga ana e punëdhënësit dhe të respektohen masat preventive për parandalimin e shpërndarjes së “Kovid-19”: mirëmbajtja e higjienës, mirëmbajtja e distancës, maska dhe doreza.

Të gjithë të interesuarit për punë sezonale në Greqi, mund të paraqiten në portalin workenegreqi.gr . Sipas këtij portali, kush merret me organizimin e punëtorëve sezonal, për punën në Greqi mund të mbështeten jo vetëm te punëtorët të cilët vitet e fundit kanë qenë të angazhuar në bujqësi, por edhe te ata që cilët paraqiten për herë të parë.

Me këto argumente, “Faktoje” këtë premtim të Rama-së e vlerësoi si të realizuar. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button