Vuçiq: Vendet evropiane diskutojnë çka duhet të bëjnë serbët dhe shqiptarët

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se në disa vende evropiane po bëhen diskutime për atë se çka duhet të bëjnë serbët dhe shqiptarët lidhur me Kosovën. Sipas tij, Serbia do të përballet me këto presione, transmeton Koha.net.

“E kush jeni ju, çka iu intereson se çka duhet të bëjnë serbët dhe shqiptarët? Pak është çmenduri, por është bota në të cilën jetojmë. Të mëdhenjtë i japin vetes të drejtën për të vendosur për të gjitha”, ka thënë Vuçiq në një konferencë për shtyp, raporton Fonet.

Vuçiq ka thënë “se nuk mendon që presidenti amerikan Donald Trump është në anën e Serbisë, por edhe se nuk mendon që ai nuk dëshiron të dëgjojë palën serbe për dallim nga disa të kaluar”.

I pyetur për letrën e shqiptarëve të SHBA-së për presidentin Trump, Vuçiq ka thënë se asnjëherë nuk duhet të nënçmohen iniciativat e tyre, pasi bëhet fjalë për “një faktor shumë të fuqishëm, për njerëz të pasur dhe me ndikim, që kanë para dhe udhëheqin kampanjë”.

Presidenti i Serbisë po ashtu ka mohuar që ka marrë ndonjëherë ofertë për shkëmbim të territoreve me Kosovën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button