Dëbora vështirëson qarkullimin e automjeteve (FOTO)

Për shkak të reshjeve të borës janë vendosur ndalesa për lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese në akset rrugore  Gostivar – Strazhë – Kërçovë -Mavrovë – Dibër dhe Ohër – Bukovë – Resnjë. Për automjetet transportuese  në këto akse rrugore AMLM rekomandon shfrytëzimin e pajisjeve dimërore.

AMLM rekomandon kujdes më të madh  dhe përshtatje të shpejtësisë kundrejt kushteve në rrugë.

Kujdes më të madh  AMLM rekomandon në akset rrugore Dibër – Strugë, Mavrovë – Dibër, Katllanovë – Veles dhe Demir Kapi – Udovë ku ka mundësi për paraqitje të mundshme të shembjeve, të cilat mund ta pengojnë qarkullimin  e drejtuesve të automjeteve. Për shkak të temperaturave të ulëta  të mëngjesit në vendet më të larta dhe viset malore  është e mundur paraqitje e ngricave.

Drejtim më i vëmendeshëm me automjetet nevojitet edhe në rrugën magjistrale M-1, aksi Katllanovë – Veles, ku kryhen punët për rikonstruksion të rrugës për çka ka të vendosur sinjalizim përkatës të qarkullimit.

Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Po ashtu nga rreshjet e borës është vështirësuar qarkullimi i komunikacionit në Tetovë.

Foto e cila na vjen nga Tetova:

AMLM përkujton se në fuqi është obligimi ligjor për posedim të pajisjes dimërore për automjetet, obligim që vlen deri më 15 mars të vitit të ardhshëm. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button