“Jetojmë për liri”, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit sërish në protestë: Duam drejtësi!

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka paralajmëruar një protestë tjetër mbrëmjen e sotme në orën 19:30, pranë hyrjes së pedonales. Me një shënim në faqen e saj zyrtare në “Facebook”, AMT-ja pretendon se sot do të rrethohet prona e teatrit dhe do të fillojnë punimet, transmeton EN.

“Vepra u krye dhe sot kanë filluar të mbulojnë skenën e krimit duke rrethuar pronën e Teatrit Kombëtar! Nuk do të lejojmë të fillojnë punimet! Duam Drejtësi për shkatërrimin e Teatrit dhe dhunimin e demokracisë.Demokracia nuk është dhuratë, demokracia është kusht, jetojmë për liri”, thuhet në njoftimin e Aleancës.

Aktualisht përfaqësuesit e kësaj aleanca ndodhen në qytetin e Durrësit, ndërsa kanë ftuar qytetarët, që të firmosin peticionin për ndërtimin e teatrit të ri. Kjo është protesta e tretë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit që pas prishjes se godinës së Teatrit Kombëtar në mëngjesin e 17 majit.

Shembja e godinës së Teatrit Kombëtar pati konfrontime fizike mes Policisë e aktorëve, ndërsa këta të fundit tentuan të bëjnë rezistencë për të mos lejuar rrënimin e godinës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button