Kajro “pushtohet” nga protestuesit rivalë

Grupe kryesisht laike si dhe ato islamike, që mbështesin presidentin Morsi, kanë bërë thirrje për demostrata gjatë së martës. 

Vet presidenti i kishte bërë thirrje më herët ushtrisë, të ruajë sigurinë dhe të mbrojë institucionet shtetërore, përpara votimit të së shtunës, duke i dhënë atyre të drejtën për të arrestuar civilët.

Ai u përpoq gjithashtu të qetësojë publikun e zemëruar, duke anuluar dekretin, i cili fuqizonte edhe më shumë atë në krye të postit të presidentit.

Por, disa nene të dekretit të 22 nëntorit, i cili hoqi të drejtën e kundërshtimit të vendimeve të tij, do të qëndrojnë ende aktive.

Prokurori i përgjithshëm, i cili u shkarkua, nuk do të rikthehet në postin e tij, teksa gjyqi për ish-zyrtarët e regjimit të kaluar do të vazhdojë më tej.

Mbrëmjen e së hënës, rreth 100 protestues u mblodhën jashtë pallatit presidencial, i cili është vendosur në qendër të vëmendjes së protestuesve opozitarë, që tashmë janë rrethuar nga blloqe betoni të ruajtura me tanke.

Korrespondenti i BBC në Kajro, ka bërë të ditur se prezenca e ushtrisë në rrugët e kryeqytetit ka shtuar frikën se Egjipti po i rikthehet sërish regjimit ushtarak.

Presidenti tha se po përpiqet të shpëtojë revolucionin, i cili shkarkoi vitin e kaluar Hosni Mubarak, por kritikët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestat e së martës, duke e akuzuar atë se po vepron si një diktator. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button