Ministri Çulev foli për presionin policor në xhami që u paraqit nga BFI-ja

Naqe Çulev, Ministri i punëve të brendshme në RMV ka reaguar ndaj deklaratave të BFI-së në lidhje me presionin policore në xhami, duke e vlerësuar si një kontroll të zakonshëm, transmeton Portalb.mk.

“Veprimi i MPB-së kishte për qëllim t’u tregojë pjesëtarëve të bashkësisë fetare të veprojnë në përputhje me vendimet dhe masat e Qeverisë dhe jo të mos mbahen lutje fetare, por të gjitha lutjet të bëhen në përputhje me masat dhe vendimet e qeverisë”, deklaroi Çulev.

Ai sqaroi se nuk ka për qëllim të bën presion në bashkësitë fetare, por veprimet e tilla thekson se janë në kuadër të masave për parandalimin e shkeljeve të masave.

“Pra, Ministria e Punëve të Brendshme në asnjë mënyrë nuk do të dëshironte të ushtrojë presion ndaj bashkësive fetare në realizimin normal të riteve të tyre fetare”, deklaroi Çulev.

Gjithashtu edhe MPB-ja ka mohuar se ka pasur presion policor ndaj përfaqësuesve të komuniteti fetar.

Nga MPB theksojnë se policia as nuk ka autorizim dhe as nuk është përpjekur të imponojë ndikim te prijësit fetarë në institucionet fetare, por sqarojnë se nëpunësit policorë çdo ditë angazhohen edhe në fushën e parandalimit, informimit dhe edukimit.

Çulev gjithashtu ka sqaruar se nuk ka njohuri se është ndjekur ose përgjuar udhëheqësit e VMRO-DPMNE-së.

Ndryshe, Haxhi Sulejman ef. Rexhepi, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut vlerësoi se autoritetet shtetërore po shkelin autonominë e BFI-së para festës së Bajramit, përmes sjelljes së policisë.

“Gjatë ditës së sotme, Kryesia e BFI është vërshuar me njohtime nga muftinitë dhe hoxhallarët tanë se policia po i merr në telefon imamët tanë dhe po ndikon mbi ata që të mos falin Namazin e Bajramit, kurse në raste të tjera, policët kanë hyrë edhe nëpër xhamitë tona me qëllim për të bërë presion”, deklaroi dje Rexhepi.

Ai dje u shpreh edhe një herë se BFI do t’i qëndrojë besnike vendimit për falje të namazit të Bajramit vetëm 15 minuta, duke respektuar masat. Ndërsa ora policore të zgjatë prej të shtunën në ora 19:00 deri të martën në 5 të mëngjesit. Ky është propozimi i Komisionit për Sëmundje Infektive, i cili është dorëzuar në Qeveri. Në seancën qeveritare duhet të vendoset nëse pranohet ky propozim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button