Në Brazil 300 000 të infektuar me virusin korona dhe mbi 20 000 të vdekur

Brazili ka regjistruar më shumë se 20,000 të vdekur nga COVID-19. Ky vend, tani radhitet i gjashti në botë, për nga numri i vdekjeve. Deri më tani janë konfirmuar rreth 300 mijë raste të infektuarve me koronavirus. Shpërthime të epidemisë ka pasur edhe në Meksikë, Kili dhe Peru, transmeton TopChannel.

Tani, ekziston frika se rajoni i Amerikës Latine mund të bëhet epiqendra tjetër e pandemisë. Në Brazil, rastet e para u paraqitën më 26 shkurt dhe që nga atëherë, virusi është përhapur në çdo vend të rajonit. Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, vazhdimisht ka minimizuar pasojat e pandemisë.

Në rajonin e Amerikës Latine janë regjistruar më shumë se 500,000 raste të infektuarve, dhe më shumë se 30,000 njerëz kanë vdekur, sipas Qendrës Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Këto janë më pak raste dhe vdekje sesa në Evropë dhe SHBA, por numri i testimeve në Brazil është më i ulët dhe ekzistojnë mungesa në raportimet e rasteve të vdekjeve, raporton BBC.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button