Spasovski: Zgjedhjet duhet të mbahen 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme

Në atë moment kur do të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme, për 22 ditë duhet të mbahen zgjedhjet në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Më vjen keq që jemi vendi i vetëm në botë që nuk kemi parlament funksional, theksoi sot kryeministri Oliver Spasovski para Klinikës për Sëmundje Infektive në Shkup, i pyetur për datën e zgjedhje dhe se a do të ketë takim të liderëve, transmeton Portalb.mk.

“Se a do të ketë takim të ri të liderëve nuk e di, por e di se data është e determinuar me Dekretin me fuqi ligji i cili vlen deri sa të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme. Nëse do të kishim parlament funksional atëherë zgjedhjet mundeshin të mbaheshin atëherë kur do të merreshin vesh partitë politike dhe liderët. Pres që në korniza të mundësive ligjore do të kemi dialog dhe përmes dialogut do të arrijmë deri te data përfundimtare e mbajtjes së zgjedhjeve, sepse kjo është mirë për shtetin”, theksoi Spasovski.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, më së miri është që zgjedhjet të mbahen tani se sa në vjeshtë sepse për momentin ka kontroll më të madhe ndaj virusit korona.

“Tani situata për zgjedhje është e favorshme sepse më shumë është nën kontroll se sa në vjeshtë, tani janë të pranishme efektet nga restrikcionet nga lëvizja, karantinës dhe nuk punojnë shkollat, kopshtet, ndërsa të mbyllur janë edhe kufijtë. Të gjithë këta tre faktorë të plotësuar ma atë që në vjeshtë do të mund të kishte epidemi të gripit sezonal, mundet dukshëm ta kompilojë situatën dhe kështu janë parashikimet edhe të OBSH-së dhe vendeve të tjera”, theksoi Filipçe dhe theksoi se nëse respektohen masat, zgjedhjet mund të mbahen sigurt.

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani tha se BDI-ja ishte e vetmja e cila nuk e kishte vlerësuar takimin e liderëve te presidenti si mossukses dhe se për ata ai ishte fillim i debatit për konsensus për zgjedhjet.

Liderët partiak kanë zhvilluar dy takime te presidenti, Stevo Pendarovski, në përpjekje për të caktuar një datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.Fillimisht, ata u takuan më e 12 maj, ku u vendos që para përcaktimit të datës për mbajtjen e zgjedhjeve, të kërkohet mendim nga Komisioni Shtetërore i Zgjedhjeve, nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse dhe nga Zyra e OSBE/ODIHR.

Anëtarët e KSHZ-së janë dakorduar se të gjitha vendimet që duhet të sillen lidhur me zgjedhjet e parakohshme dhe vazhdim të procesit zgjedhor në kontekst të masave për koronavirusin duhet të jenë në pajtim me Kodin zgjedhor dhe ligjet ekzistuese.

Megjithatë, në takimin e fundit, i cili u mbajt më 18 maj, edhe pas më shumë se 3 orëve bisedime, krerët e partive politike në vend, nuk u morën vesh për datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Kujtojmë se, zgjedhjet e parakohshme parlamentare ishin paraparë që të mbaheshin më 12 prill, por u anuluan për shkak të paraqitjes së koronavirusit. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button