RMV, (pa)qartësitë rreth anulimit të maturës shtetërore i brengosin nxënësit ambicioz

Pa orë mësimore e pa provime po merr fund edhe ky vit shkollor në kushte të jashtëzakonshme si kjo me pandeminë e virusit korona. Provimet do të zhvillohen online, ndërkaq ai i maturës shtetërore është anuluar kurse nga shoqatat studentore kanë hallin se ky vendim mund të ju bëje problem nxënësve të cilët synojnë të regjistrojnë ciklin e lartë jashtë shtetit, njofton Portalb.mk.

Blendi Hodai.

Gjëja e parë e cila ju shkoi në mëndje maturantëve pasi ju vu çelësi shkollave ishte matura shtetërore, menjëherë pas kësaj nga Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme (UNSHM) kërkuan anulimin e maturës shtetërore. Megjithatë, sipas tyre, anulimi i kësaj të fundit nuk do të kishte kuptim pa një alternative tjetër.

“Ne në asnjë mënyrë nuk do të mbështesim vendim për anulimin e Maturës shtetërore për këtë vit shkollor pa ndonjë zgjidhje alternative të ofruar” deklaruan nga UNSHM me date 7 prill, 2020.

Çfarë bëjnë shtetet tjera?

Itali në momentin kur u anulua matura shtetërore, dolën me alternativë që nxënësit do të pajiseshin me dokumentin e maturës shtetërore kurse nota që do të ju shkruhet në dokumentin e shkollës së mesme, do të jetë nota mesatare e 4 viteve të fundit.

Ndërkaq, Shqipëria nuk e anuloi Maturën shtetërore por doli me zgjidhje ku thanë se materiali i humbur mësimor nuk do të përfshihet në testin e Maturës shtetërore.

Matura shtetërore u anulua edhe në Maqedoninë e Veriut, por mesa duket pa ndonjë alternativë shtesë për mbajtjen e këtij provimi, apo notimin për këtë të fundit.

“Anulohet matura shtetërore, matura shkollore dhe provimi përfundimtarë për këtë vit shkollor! Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nuk do të kthehen në bankat shkollore deri në fund të vitit shkollor” kështu thotë në statusin e publikuar në rrjetin social “fejsbuk” nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, të publikuar me date 30 prill, 2020.

Pikërisht për këtë arsye, nga Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme për Portalb.mk thanë se ata tani kanë hallin e nxënësve të cilët synojnë që studimet të i kryejnë në ndonjë nga Universitetet e BE-së, e për këtë, mos mbajtja e Maturës shtetërore sipas tyre, mund të ju bëje problem gjatë regjistrimit.

“UNSHM që nga fillimi  ka dalë me qëndrime të qarta sa i përket maturës shtetërore duke patur gjithmonë prioritet interesin dhe shëndetin e nxënësve. Andaj, anulimi i maturës shtetërore nuk është zgjidhja ideale por gjithsesi ne e mbështesim. E themi këtë pasi shpeshherë MASH ka bërë gabime në hapa sa i përket proceseve në arsim. Ne jemi të shqetësuar së një vendim i këtill mundet t’i privojë nxënësit të pranohen në universitetet jashtë vendit” tha Blend Hodai nga UNSHM.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës i Maqedonisë, Arbër Ademi

Nga ana tjetër, në një konferencë për shtypministrit të Arsimit dhe Shkencës para dy ditësh, ai potencoi se diploma e cila do të merret do të ketë vlerën e njëjtë si diplomat e dhëna në vitet paraprake.

“Të gjithë e dimë tanimë se nxënësit janë të liruar nga Matura shtetërore. Megjithatë, diploma me të cilën do të pajisen ata do të jetë e barazvlefshme me diplomat e dhëna në vitet paraprake, edhe atë me fuqi të njëjtë në aspekt të regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë” shtoi Ademi.

Megjithatë, për dallim nga Italia dhe Shqipëria të cilat kanë dalë me alternativa konkrete se si do të arrihet deri në notën përfundimtare të kësaj të fundit, në Maqedoninë e Veriut nuk është marrë ndonjë vendim konkret për këtë, përveç që është anuluar provimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button