Spasovski: Askush nuk është më i fuqishëm se shteti dhe as edhe ndonjë bashkësi fetare

Kryeministri i vendit Oliver Spasovski, sot ka komentuar informacionet se policia ka bërë presion mbi imamët e xhamive që të mos e falin namazin e Bajramit nëpër xhami, ku mbrëmë kishte reagim edhe nga Bashkësia Fetare Islame. I pyetur nëse edhe anasjelltas BFI bën presion ndaj MBP-së, ai ka thënë se askush nuk është më i fuqishëm se shteti, njofton TV 21.

“Ta sqarojmë një gjë, askush nuk është më i fuqishëm se shteti dhe as edhe ndonjë bashkësi fetare. Vendimet i marrim  vetë, pa presion nga asnjëra anë dhe besoj se do të marrim vendimin më të mirë për shëndetin  qytetarëve”- tha Spasovski.

Spasovski kumtoi se sot në seancë qeveritare në ora 17:00, do të vendoset se sa do të zgjasë karantina për fundjavën e ardhshme të zgjatur, transmeton Portalb.mk.

Spasovski edhe një herë theksoi se vendimet në lidhje me situatën me koronavirusin merren vetëm në bazë të vlerësimeve të shkencës, ekspertëve dhe në atë kontekst të gjitha partitë kanë një pozitë thuajse identike, përveç përfaqësuesit të opozitës.

“Ka rekomandim tre ditë më parë nga Komisioni për sëmundje ngjitëse në lidhje me karantinën, por për sot vendosa ta caktoj seancën e qeverisë. Nuk ka arsye të tjera, nuk ka keqkuptime, as pikëpamje të ndryshme, ne jemi mjaft të bashkuar që duhet të marrim vendim të bazuar në shkencë dhe jo në politikë. Pothuajse 100 për qind, përveç përfaqësuesit të opozitës. Deri më tani, ne jo vetëm që jemi thirrur, por edhe i kemi marrë vendimet bazuar në ekspertë”, theksoi Spasovski, i cili sot mori pjesë në dorëzimin e donacionit të respiratorëve në Klinikën për sëmundje ngjitëse.

Ai theksoi se vendimet politike nuk janë zgjidhje të problemeve shëndetësore.

LEXO: Sot do të vendoset për orën policore gjatë vikendit, BFI-ja përgatitet për faljen e namazit të Bajramit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button