Një 47-vjeçar nga Tetova ndërroi jetë nga virusi korona, 23 raste të reja në RMV

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 23 raste të reja me virusin korona, 1 person ka ndërruar jetë, ndërkaq 9 pacientë janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 1.921, të shëruarve 1.387, ndërkaq të vdekurve 112. Për momentin në vend kemi 422 raste aktive, njofton Portalb.mk.

Në Spitalin “8 Shtatori” – Shkup, ka ndërruar jetë një person 47-vjeçar nga Tetova i cili ka qenë me sëmundje kronike, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

“Pacienti është pranuar dje me simptoma të KOVID-19, ndërkaq është konfirmuar pozitiv sot”, thonë nga MSh.

Të shëruarit në 24 orët e fundit

  • Shkup – 3
  • Prilep – 1
  • Strugë – 1
  • Veles – 1
  • Koçan – 1

Të infektuarit në 24 orët e fundit

  • Shkup – 12
  • Kumanovë – 4
  • Prilep – 2
  • Tetovë – 4
  • Negotinë – 1

Numri i përgjithshëm i të infektuarve sipas qyteteve

  • Shkup – 685, aktive 178
  • Kumanovë – 423, aktive 27
  • Dibër – 51, aktive 0
  • Shtip – 38, aktive 3
  • Prilep –206, aktive 56
  • Tetovë – 165, aktive 76
  • Strugë – 71, aktive 4
  • Veles – 127, aktive 49
  • Manastir – 28, aktive 9
  • Ohër – 21, aktive 6
  • Kavadar – 5, aktive 0
  • Gostivar – 21, aktive 4
  • Gjevgjeli – 4, aktive 0
  • Strumicë – 3, aktive 1
  • Kriva Pallankë – 6, aktive 1
  • Radovish – 4, aktive 0
  • Krushevë – 3, aktive 0
  • Koçan – 31, aktive 0
  • Probishtip – 2, aktive 0
  • Kërçovë – 2, aktive 0
  • Negotinë – 10, aktive 3
  • Demir Hisar – 1, aktive 0
  • Makedonski Brod – 2, aktive 0
  • Pehçevë – 3, aktive 1
  • Dellçevë – 1, aktive 0
  • Vallandovë – 1, aktive 0
  • Vinicë – 3, aktive 1
  • Kratovë – 2, aktive 1
  • Berovë – 1, aktive 1
  • Sveti Nikole – 1, aktive 1

Në 24 orët e fundit janë bërë 702 teste, ndërkaq prej fillimit të pandemisë 24.018 teste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button