Trump tha se nuk do të mbyllë SHBA-të nëse paraqitet një valë e dytë e COVID-19

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA nuk do të mbyllet nëse paraqitet një valë e dytë e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Përderisa ishte duke vizituar një fabrikë të kompanisë Ford Motor Co. jashtë Detroit, Trump u pyet për shqetësimin e tij për potencialin për një valë të dytë të koroanvirusit.

Presidenti amerikan pranoi se ishte e mundur, por theksoi se, “Ne nuk do të mbyllim vendin. Ne mund t’i shuajmë zjarret, pavarësisht nëse është prush apo flakë, ne do t’i shuajmë ato, por ne nuk e mbyllin vendin tonë”.

Komentet e presidentit Trump vijnë pasi 50 vendet e SHBA-ve po lehtësojnë kufizimet që synonin frenimin e përhapjes së virusit, i cili ka infektuar mbi 1.5 milionë persona në vend.

Sipas Universitetit amerikan John Hopkins, në SHBA që nga shfaqja për herë të parë më 29 shkurt, koronavirusi ka vrarë rreth 95 mijë persona.

Në fund të muajit prill, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, Anthony Fauci, paralajmëroi se një valë e dytë e pandemisë është “e pashmangshme”.

Ai tha se progresi i bërë mund të humbet nëse shtetet lëvizin shpejt drejt rehtësimit të masave kundër virusit.

“Nëse ne jemi të pasuksesshëm ose para kohe përpiqemi të hapim dhe kemi shpërthime shtesë jashtë kontrollit, mund të jetë një reagim për të na rikthyer menjëherë në të njëjtën varkë që ishim para disa javësh”, tha Fauci për CNN në atë kohë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button