Shqipëri, 12 raste të reja me COVID-19

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Shqipëri është rritur në 981, pasi janë regjistruar edhe 12 raste të reja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 174 qytetarë si të dyshuar të prekur me COVID-19, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ndërkohë vazhdon të rritet numri i të shëruarve.

“Deri më sot janë konfirmuar pozitiv me COVID-19 në të gjithë vendin 981 qytetarë. Prej tyre, rreth 79 për qind janë të shëruar. Në vendin tonë aktualisht janë 173 persona aktivë me COVID-19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër. Për më shumë se 3 javë nuk kemi humbje jete dhe ky është një indikator që tregon qëndrueshmërinë e këtij shpërthimi epidemik”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Në Shqipëri janë kryer gjithsej 14.259 testime dhe janë shëruar 777 pacientë, ndërsa gjithsej 31 persona kanë humbur jetën nga COVID-19.

Për shkak të COVID-19 në Shqipëri vazhdon gjendja e fatkeqësisë natyrore, ku janë në fuqi disa nga masat, si ndalimi i hyrjeve me vendet fqinje për udhëtarët, pezullimi i fluturimeve, pezullimi i transportit urban dhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve në disa qytete.

Prej disa javësh ka filluar zbatimi i strategjisë së rihapjes dhe lehtësimit të masave për qytetarët dhe bizneset.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button